Osmani: Jemi të bindur se dekreti është në përputhje me Kushtetutën

Osmani: Jemi të bindur se dekreti është në përputhje me Kushtetutën

Presidentja, Vjosa Osmani, ka deklaruar se është e bindur që vendimi për dekretin për shpërndarjen e Kuvendit është në përputhje të plotë me Kushtetutën, ndonëse Gjykata i vendosi masë të përkohshme.

“Ne jemi të bindur se dekreti është në përputhje të plotë me Kushtetutën. Unë nuk jam pejgambere të mos bëjë asnjëherë gabime. Prandaj ekziston Gjykata Kushtetuese, prandaj ka ekzistuar gjithnjë. Edhe për këtë kryeministër ka me dhjetëra herë kur është vendosur se e ka shkelur kushtetutën. Nuk është vendim i imi është vetëm formalizim që e ka krijuar Kuvendi i Kosovës, jo unë”, ka thënë Osmani në një intervistë për Syri TV.

Ajo ka theksuar se në këtë rast ka vepruar siç e kërkon kushtetuta, pavarësisht se asaj do ti konvenonte më shumë afati 60 ditësh.

“Nuk kam as interes personal. Më shumë do të më konvenonte afati 60 ditësh sepse do të kisha pasur kohë t’i ftoja sërish partitë politike, duke filluar nga ajo më e madhja, Lëvizja Vetëvendosje. Unë veprova ashtu siç e kërkon kushtetuta”, ka deklaruar Osmani.

“Njeriu i fundit që do t’i përshtatej një dekret i tillë jam unë”, ka theksuar ajo.

Share This