OKB u bën thirrje Iranit dhe SHBA-së të respektojnë armëpushimin

OKB u bën thirrje Iranit dhe SHBA-së të respektojnë armëpushimin

Organizata e Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje Iranit dhe Shteteve të Bashkuara që të respektojnë armëpushimin e shpallur, ndërsa shprehet e shqetësuar për raportimet e shkëmbimit të zjarrit mes dy vendeve këtë javë.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, Stephane Dujarric, tha se organizata po përpiqet të kuptojë më mirë se çfarë është zyrtar dhe çfarë jo, pas lajmeve për një Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Ne jemi shumë të shqetësuar dhe të preokupuar për shkëmbimet e zjarrit mes dy vendeve këtë javë”, tha Dujarric para gazetarëve.

“Nxitim të dyja palët që të respektojnë armëpushimin që kanë shpallur”, theksoi ai.

OKB-ja po monitoron nga afër situatën dhe po punon për të sqaruar detajet e mundshme të një marrëveshjeje mes palëve. /rtsh/

Share This