OBSH: Izraeli sulmoi rezidencën tonë në Gazë, goditën stafin dhe familjarët e tyre

OBSH: Izraeli sulmoi rezidencën tonë në Gazë, goditën stafin dhe familjarët e tyre

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ushtria izraelite sulmoi rezidencën e stafit të saj dhe depon kryesore në qytetin qendror të Gazës, Deir al-Balah, duke rrezikuar punonjësit dhe duke kompromentuar operacionet e ndihmës në territorin e rrethuar palestinez.

Agjencia e OKB-së tha se akomodimi i stafit të saj u godit tre herë, duke shkaktuar zjarr dhe dëme të konsiderueshme.

Ushtria izraelite hyri në ambientet e saj, duke detyruar gratë dhe fëmijët të evakuoheshin në këmbë drejt Al-Maëasi mes konfliktit aktiv. Stafi dhe familjarët e tyre u prangosën, u zhveshën, u morën në pyetje në vend dhe u kontrolluan nën armë”, ka bërë të ditur OBSH-ja.

Dy anëtarë të stafit të agjencisë dhe dy anëtarë të familjes u ndaluan gjatë bastisjes. Sipas shefit të OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, tre u liruan më vonë, ndërsa një anëtar i stafit mbeti në paraburgim izraelit.

OBSH kërkon lirimin e menjëhershëm të stafit të ndaluar dhe mbrojtjen e të gjithë stafit të saj”, tha Dr. Tedros.

Agjencia e OKB-së tha se depoja e saj kryesore në Deir al-Balah, e vendosur brenda një zone evakuimi të shpallur nga Izraeli, u dëmtua në një sulm të veçantë të dielën, duke shkaktuar shpërthime dhe një zjarr brenda objektit.

Agjencia e OKB-së u zotua të vazhdojë dhe zgjerojë operacionet e saj në zonë, një qendër kritike e shpërndarjes së ndihmës humanitare gjatë më shumë se 21 muajve të luftës.

Deir al-Balah është i mbushur dendur me palestinezë të zhvendosur nga bombardimet dhe urdhrat e evakuimit izraelit.

Më shumë se 25 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Kanadanë, Japoninë dhe Australinë, lëshuan një deklaratë të përbashkët të hënën duke kërkuar një përfundim të menjëhershëm të luftës.

Nënshkruesit kritikuan kufizimin e ndihmës nga Izraeli, duke e përshkruar atë si “të rrezikshëm” dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Share This