Nuk ndalet Arsenali, nis negociatat për Cristhian Mosquera

Nuk ndalet Arsenali, nis negociatat për Cristhian Mosquera

Klubi anglez, Arsenal raportohet se po punon me intensivisht për të përforcuar skuadrën dhe objektivi i radhës është mbrojtësi i Valencias, Cristhian Mosquera.

Klubi londinez ka hyrë në negociata me ekipin spanjoll dhe me vetë lojtarin, në përpjekje për ta sjellë atë në “Emirates” këtë verë.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, negociatat janë në zhvillim e sipër.

“Arsenal është në bisedime aktive për të nënshkruar me Christian Mosqueran si qendërmbrojtës i ri. Negociatat fillestare që kanë nisur tashmë. Ai është ndër objektivat kryesorë për repartin e mbrojtjes”, ka shkruar Romano.

Përveç Mosqueras, “Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje edhe për transferimin e kapitenit të Brentford, Christian Norgaard, portierit të Chelseat, Kepa Arrizabalaga dhe mesfushorit të Real Sociedad, Martin Zubimendi.

Menaxheri Mikel Arteta dhe drejtori sportiv Andrea Berta duket se janë të vendosur të ndërtojnë një skuadër të fortë për sezonin e ardhshëm.

Share This