
Fati drejt Monaco-s, largohet nga Barcelona
Ansu Fati do të ndryshojë ambient këtë verë dhe destinacioni i tij i ri pritet të jetë Franca.
Sipas medieve të huaja, Fati do t’i bashkohet skuadrës franceze, Monaco.
Tashmë në rrjetet sociale janë publikuar pamje ku Ansu Fati shihet së bashku me babain e tij në rrugë drejt Monaco-s, duke shtuar edhe më shumë zërat për transferimin e tij të afërt në Ligue 1.
Pas lëndimeve të shumta dhe mungesës së vazhdimësisë, Ansu Fati nuk arriti ta rigjejë formën që kishte në fillim të karrierës me fanellën blaugrana.
Ai kërkon një rifillim të ri në karrierën e tij dhe duket se Monaco do t’i ofrojë këtë mundësi.


