Norris dominon provat në Las Vegas, Leclerc i zhgënjyer me Ferrarin

Norris dominon provat në Las Vegas, Leclerc i zhgënjyer me Ferrarin

Piloti i McLaren, Lando Norris, ka arritur pole position-in në Çmimin e Madh të Las Vegasit, duke regjistruar xhiron më të shpejtë dhe duke lënë pas kampionin në fuqi, Max Verstappen.

Pas tyre, nga vendi i dytë dhe i tretë do të nisen garën Carlos Sainz dhe George Russell, ndërsa nga vendi i pestë starton Oscar Piastri.

Sesioni i provave zyrtare nuk ka qenë i favorshëm për Ferrari. Charles Leclerc regjistroi kohën më të mirë për skuadrën italiane në vendin e 11-të, ndërsa Sergio Perez dhe Carlos Sainz nuk arritën të konkurronin për vendet e para. Ndërsa Lewis Hamilton përjetoi një ditë të vështirë, duke u eliminuar që në sesionin e parë dhe duke regjistruar kohën më të keqe të provave zyrtare për herë të parë në karrierën e tij në një Çmim të Madh.

Pas përfundimit të provave, Charles Leclerc nuk e fshehu frustrimin e tij për performancën e veturës.

“Në pistë të lagur kemi shtatë vjet që nuk ruajmë ritmin e veturave të para. Ky problem ka vazhduar prej shtatë vitesh. Unë jam një pilot që garoj mirë në të tilla kushte, por këtu nuk po mundem të drejtoj veturën siç dua,” tha monegasku.

Share This