
‘Nga Porto te Prishtina, Luis Mota zyrtarizohet tek bardhekaltrit
FC Prishtina zyrtarisht ka transferuar sulmuesin portugez, Luis Mota.
Mota tek klubi kryeqytetas vjen nga klubi i madh portugez, Porto.
Prishtina transferon portugezi në kuadër të përforcimeve që po bën para nisjes së edicionit të ri në Superligën e Kosovës.
“Luis Mota, është përforcimi ynë më i ri që i bashkohet ekipit për sezonin e ri. Mota është sulmues portugez, 21 vjeçar me përvojë në strukturat e klubit FC Porto (B), dhe sjell cilësi teknike, shpejtësi si dhe instinkt goli që pritet ta ndihmoj skuadrën tonë në fazën ofensive. Mota poashtu ka qenë pjesë e skuadrës së Beleneses. Ky transferim tregon ambiciet e FC Prishtinës për të ndërtuar një skuadër konkurruese jo vetëm në nivel vendor, por edhe në garat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.


