Netanyahu urdhëron negociata me Libanin: Sa më shpejt të jetë e mundur

Netanyahu urdhëron negociata me Libanin: Sa më shpejt të jetë e mundur

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka udhëzuar kabinetit të tij që të fillojë “negociata të drejtpërdrejta” me Libanin “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke thënë se bisedimet do të përqendrohen në çarmatosjen e Hezbollahut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis dy vendeve.

“Në dritën e kërkesave të përsëritura të Libanit për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, dje i dhashë udhëzime kabinetit që të fillojë negociatat e drejtpërdrejta me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi zyra e tij në një deklaratë.

“Negociatat do të përqendrohen në çarmatosjen e Hezbollahut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis Izraelit dhe Libanit. Izraeli vlerëson thirrjen e sotme nga kryeministri i Libanit për të demilitarizuar Bejrutin”, shtohet në deklaratë.

SHBA-të dhe Irani kishin njoftuar një armëpushim vonë të martës, por deri tani ka pasur raportime kontradiktore rreth përmbajtjes së marrëveshjes. /rtsh/

Share This