Moti i keq – Dy viktima nga përmbytjet në veri të Italisë

Moti i keq – Dy viktima nga përmbytjet në veri të Italisë

Dy persona, 83-vjeç dhe 32-vjeç kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka goditur Italinë e Veriut në orët e fundit. Rrebeshe shiu, përmbytje dhe rrëshqitje dheu kanë krijuar situata të vështira, veçanërisht në Friuli Venezia Giulia.

Operacionet e kërkim-shpëtimit u intensifikuan gjatë gjithë ditës, me ekipe të specializuara nga Udine, Gorizia, Trieste, Pordenone dhe Veneto.

Situata mbetet e vështirë edhe në fshatin Versa, në komunën Romans d’Isonzo. Sipas prefekturës, aktualisht nuk raportohen persona të zhdukur, ndërsa vijon koordinimi i shërbimeve për të evidentuar nevojat emergjente.

Autoritetet lokale paralajmërojnë se rreziku nga përmbytjet mbetet i lartë, ndërsa ekipet e emergjencës janë ende në terren, raporton ATSH.

Share This