Në Prishtinë u shënua ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë Lladrovcin

Në Prishtinë u shënua ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë Lladrovcin

Në nderim të jetës dhe veprës së jetës dhe rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, në Prishtinë u shënua ceremoni përkujtimore.

Bashkëluftëtarët thanë se ata mbeten dy prej personaliteteve më të shquara të rezistencës dhe lirisë së Kosovës.

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, tha se si veprimtarë të formuar, si luftëtarë të përgatitur, si burrë e grua që e kishin bashkuar jetën me idealin.

Kurse Bekim Jashari, i biri i heroit Hamëz Jashari, tha se sot shënohen shtatë dekada nga lindja e tyre, por prania e tyre në kujtesën tonë është më e gjallë se kurrë.

Ndërsa Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit, tha se është krenar ai dhe familja tyre, familja Krasniqi, dhe të gjithë shokët dhe miqtë që kanë qenë bashkëluftëtarë janë krenarë në veprën e tyre, me jetën e tyre, me veprat e tyre.

Në shënim të këtij përvjetori, rrugëtimi i tyre dhe mënyra se si të dy ia kushtuan jetën atdheut, u cilësua i veçantë. /rtk/

Share This