
Në letër ‘integrim strategjik’, në praktikë 4 vjet pa mbledhje të qeverive Kosovë-Shqipëri
Në një raport të Qeverisë së Kosovës, i cili sipas ekzekutivit pasqyron të arriturat e Qeverisë Kurti 2, në kapitullin “Kombëtare” përfshihet edhe integrimi strategjik Kosovë-Shqipëri.
Në këtë pjesë përmenden marrëveshjet dypalëshe të nënshkruara në kuadër të mbledhjeve të përbashkëta ndërmjet dy qeverive.
Me kryeministër Albin Kurtin, në vitin 2021 dhe 2022 u mbajtën dy mbledhje, një në Elbasan dhe tjetra në Prishtinë.
Mbledhja e radhës ishte paraparë të mbahej më 14 qershor 2023 në Gjakovë, por u anulua një ditë para zhvillimit të saj, pasi kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Kurti nuk arritën dakordim për ndryshimin e formatit të takimit.
Takime të tjera mes qeverive nuk pati as vjet e as parvjet, raporton Klankosova.tv
Ndërkohë, së fundmi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë ka deklaruar në Klan Kosova se pritet që së shpejti të mbahet një mbledhje e përbashkët mes dy qeverive, pas më shumë se katër vjetësh.

