Mushkolaj kritikon Osmanin për tërheqjen nga Kushtetuesja: “Përgjegjësinë më të madhe e ka vetë presidentja”

Mushkolaj kritikon Osmanin për tërheqjen nga Kushtetuesja: “Përgjegjësinë më të madhe e ka vetë presidentja”

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Presidentes Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese, për shkak të caktimit të gjyqtarit Radomir Laban si raportues – të cilin ajo e konsideron rrezik për sigurinë kombëtare.

Mushkolaj ka ngritur pikëpyetje serioze rreth kohës dhe arsyes së këtij reagimi, duke vënë në dyshim konsistencën dhe përgjegjësinë institucionale të presidentes dhe të autoriteteve shtetërore.

“Nëse gjyqtari serb vërtet cenon sigurinë kombëtare, atëherë përgjegjësinë më të madhe e ka vetë presidentja, e cila nuk ka reaguar me vite,” shkroi Mushkolaj në një postim në rrjetet sociale.

Ai pyet pse Osmani nuk ka ndërmarrë hapa më herët, kur Laban ishte gjyqtar raportues edhe në raste të tjera, dhe pse reagon vetëm tani, kur bëhet fjalë për kërkesën e saj.

“Pasojat e kësaj qasjeje të presidentes do të kuptohen më vonë. Pasoja negative, fatkeqësisht,” përfundon Mushkolaj.

Share This