
Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët
Mbi vendin tonë të enjten do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Gjatë ditës do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri në 18 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Kjo javë po karakterizohet me mot të ndryshueshëm, ku do të alternohen periudhat me diell dhe vranësira.
Sa i përket cilësisë së ajrit, sipas IHMK-së, ajo pritet të mbetet kryesisht e mirë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit, falë qarkullimit të masave ajrore dhe erërave të lehta që do të ndikojnë në shpërndarjen e ndotësve atmosferikë.

