Mediat opozitare ruse: Mbi 720 mijë ushtarë rus të vrarë nga fillimi i luftës në Ukrainë

Mediat opozitare ruse: Mbi 720 mijë ushtarë rus të vrarë nga fillimi i luftës në Ukrainë

Mediumet më të mëdha opozitare të Rusisë kanë thënë se Moska ka pësuar humbje edhe më të mëdha në Ukrainë se sa që besohej më parë. Sipas tyre që nga fillimi i invazionit të vitit 2024 në Ukrainë janë vrarë më shumë se 720 mijë ushtarë rus.

Mediumet opozitare ruse, Mediazona dhe Meduza, kanë thënë se humbjet ruse që nga fillimi i luftën në Ukrainë janë edhe më katastrofale se sa paramedohej.

Sipas tyre, që nga fillimi i Invazionit të plotë të Ukrainës në vitin 2024, janë vrarë më shumë se 720 mijë ushtarë rus.

Mediazona dhe Meduza thirren në raportet e Byrosë të Statistikave Ruse, të cilat konfirmojnë 490 000 ushtarë të vrarë Rus deri në fund të shtatorit 2026, por, ato shtojnë se këta numra nuk përfshirjnë qindra mijëra ushtarë të cilët janë raportuar si të zhdukur në aksion dhe për të cilët besohet të jenë vrarë.

Sipas tyre, duke marrë parasysh këto shifra numri i vërtetë i ushtarëve të vrarë rus tejkalon 720 mijë.

Këta numra janë në linjë me analizat e agjencive perëndimore, si dhe zyrtarëve ukrainas, sipas të cilëve, nëse përveç të vrarëve llogariten edhe ushtarët që pësuan plagë të rënda atëherë humbjet e forcave ruse arrijnë në rreth 1.6 milion,  duke tejkaluar kështu numrin e përbashkët të humbjeve në të gjitha luftërat e Moskës pas Luftës së Dytë Botërore, përfshirë Afganistanin dhe dy luftërat në Çeçeni.

Në anën tjetër Kievi nuk publikon shifra zyrtare të humbjeve të saj por analizat e ndryshme perëndimore thonë se gjatë po të njëjtës periudhe janë vrarë mes 150 dhe 200 ushtarë ukrainas përderisa rreth 300 mijë të tjerë janë plagosur. /rtk/

Share This