
Moti sot kryesisht i vranët me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale me diell dhe riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 8°C, ndërsa ato maksimale nga 19 deri në 22°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 6 m/s.

