Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu

Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën të madhe të territorit. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente deri në orët e mesditës me intensitet të ulët në qendër dhe jug të vendit.

Në zonat malore në verilindje-lindje-juglindje në lartësinë mbi 1200 metra do ketë reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s. Deti do jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-4 ballë.

Share This