Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kthjellime.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra përgjatë maleve.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri 10m/s

Deti do të jetë Valëzimit në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë. /rtsh/

Share This