
Moti në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Parashikohet prezencë e ngricave, mjegullës së dendur lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit. Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/15 | Diell |
| Kukës | -1/9 | Diell |
| Lezhë | 4/15 | Diell |
| Dibër | -1/10 | Diell |
| Durrës | 6/17 | Diell |
| Tiranë | 5/17 | Diell |
| Elbasan | 3/16 | Diell |
| Berat | 4/17 | Diell |
| Vlorë | 6/17 | Diell |
| Korçë | -1/10 | Diell |
| Gjirokastër | 3/16 | Diell |
| Sarandë | 6/17 | Diell |


