
Moti në Shqipëri
Ditën e sotme (10 tetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash të pakta deri mesatare.
Sipas SHMU-së, era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi 12m/s.
Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.


