Moti me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qëndrueshëm.

Sipas parashikimit, gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, pa reshje atmosferike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 12°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë vlera nga 24 deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit, duke ndikuar pozitivisht në ndjesinë termike përgjatë ditës.

Share This