
Milano Cortina 2026 vjen sot me tetë finale në shtatë sporte
Milano zgjohet sot me emocione të reja olimpike, teksa Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026” hyjnë në ditën e pestë të garave.
Dita e sotëm është e mbushur me aktivitete sportive, me tetë finale të shpërndara në shtatë disiplina të ndryshme.
Nga kërcimi me ski në kombinimin nordik, deri te hokeji në akull për meshkuj në arenën “Milano Santagiulia”, ditë që pritet të sjellë emocione dhe gara të forta për medalje.
Orari i garave:
10:00 – Kombinim nordik: Individual Gundersen (meshkuj), kërcimi me ski – raundi i garës
10:30 – Snowboard: Halfpipe (femra) – kualifikimet
11:00 – Skijim stil i lirë: Moguls (femra) – kualifikimi 2
11:30 – Skijim alpine: Super-G (meshkuj) – finalja
13:45 – Kombinim nordik: Individual Gundersen 10 km (meshkuj) – gara e skijimit në distancë (finale)
14:15 – Biatlon: 15 km individuale (femra) – finalja
14:15 – Skijim stil i lirë: Moguls (femra) – finalet
16:40 – Hokej në akull: Grupi B (Sllovakia – Finlanda)
17:00 – Luge: Dyshe (femra) – zbritja 1
17:51 – Luge: Dyshe (meshkuj) – zbritja 1
18:30 – Patinazh i shpejtë: 1000 m (meshkuj) – finalja
18:53 – Luge: Dyshe (femra) – zbritja 2 (finale)
19:05 – Curling: Meshkuj, raundi i parë (Suedi – Itali, Kanada – Gjermani, Çeki – SHBA, Kinë – Britani e Madhe)
19:30 – Patinazh artistik: Ice dance – vallëzimi i lirë
19:30 – Snowboard: Halfpipe (meshkuj) – kualifikimet
19:44 – Luge: Dyshe (meshkuj) – zbritja 2 (finale)

