Mes shumë polemikave, Barcelona mposht Mallorcan, ‘s’kuqet’ Muriqi

Mes shumë polemikave, Barcelona mposht Mallorcan, ‘s’kuqet’ Muriqi

Sezoni i ri i La Ligës ka startuar me polemika të mëdha.

Në ndeshjen hapëse, e zhvilluar në “Estadi Mallorca Son Moix”, skuadra vendase Mallorca mbeti me vetëm nëntë lojtarë në fushë pas dy përjashtimeve në pjesën e parë, duke e bërë edhe më të vështirë përballjen me kampionin në fuqi, Barcelonën.

Skuadra katalunase triumfoi 2-0, mirëpo ajo që ndodhi në pjesë të parë ishte e shëmtuar, pasi Mallorca mbeti me dy lojtarë më pak në fushë.

Kartoni i parë i kuq erdhi në minutën e 24-të, kur mesfushori Manu Morlanes u ndëshkua për një faull të ashpër.

Vetëm pak minuta më vonë, në të 38-ën, ishte radha e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, i cili u përjashtua pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj portierit të Barcelonës.

Pamjet treguan Muriqin duke ngritur këmbën lart në tentativë për topin, duke goditur drejt fytyrës së portierit – një episod që ndezi menjëherë debat të madh në rrjetet sociale.

Ndërkohë, në fushë Barcelona po dominote me posedim dhe intensitet sulmues.

Raphinha (7′) shënoi golin e parë, ndërsa i dyti erdhi pas një goditjeje të Ferran Torres (23′), e cila u devijua nga një mbrojtës i Mallorcës, duke e çuar rezultatin në 0-2.

Anësori brazilian do të duhej të ishte përjashtuar në minutën e 45+7′, pasi bëri një ndëryrje të rrezikshme, mirëpo gjyqtari e ndëshkoi vetëm me të verdhë.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, ndërsa gjyqtari kurseu skuadrën vendase më nga kartonët e vedhë (pasi u dha pesë në total në pjesë të parë).

Lamine Yamal vulosi fitoren e Barcelonës, kur shënoi për 3-0 në minutën e 90+4′, raporton telegrafi.

Në javën e dytë, Barcelona përballet me Levanten.

Share This