
Memli Krasniqi: Asnjë parti s’ka shumicë, rruga përpara janë zgjedhjet
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka deklaruar se asnjë parti politike nuk ka dëshmuar se posedon shumicën për formimin e Qeverisë së re.
Sipas tij, kjo situatë duhet të jetë e mjaftueshme që presidentja të marrë vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
“Besoj se kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme që presidentja të vinte në një konkludim të tillë dhe të vepronte në drejtim të shpalljes së zgjedhjeve”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se “rruga përpara është shpallja e zgjedhjeve”, duke theksuar se e diela e parë brenda afatit kushtetues duhet të caktohet si data e zgjedhjeve të reja.


