Mediat spanjolle: Skautë e Barcelonës ishin në Lubjanë për Asllanin

Mediat spanjolle: Skautë e Barcelonës ishin në Lubjanë për Asllanin

Skautët e Barcelonës janë parë në tribunën e stadiumit në Ljubljanë gjatë ndeshjes Slloveni – Kosovë, ku Fisnik Asllani dha një tjetër paraqitje mbresëlënëse, duke realizuar njërin prej golave në fitoren 0-2 të “Dardanëve”, raportojnë mediet spanjolle.

Sulmuesi i Hoffenheimit, siç raportohet, po shndërrohet në një nga emrat më të kërkuar të afatit kalimtar të ardhshëm.

23-vjeçari po shkëlqen si në Bundesliga, ashtu edhe me fanellën e Kosovës, ndërsa klauzola e lirimit, e cila sipas burimeve pritet të jetë nën 25 milionë euro, e bën atë një objektiv të arritshëm për klubet e mëdha evropiane.

Barcelona ka nisur një vlerësim të detajuar të lojtarit, duke parë rritjen e tij të shpejtë dhe profilin që përputhet me filozofinë e klubit.

Asllani nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur në “Camp Nou”, duke e cilësuar Barcelonën “ëndrrën e tij të fëmijërisë”. Mirëpo katalanasit nuk janë të vetmit të interesuar.

Sipas medieve ndërkombëtare, Bayern Munich ka kontaktuar tashmë përfaqësuesit e yllit të Dardanëve për të mësuar kushtet e klauzolës dhe gatishmërinë e klubit gjerman për negociata të mundshme.

Forma e lartë e Asllanit dhe ndikimi i tij në kualifikueset historike të Kosovës e bëjnë atë një nga emrat më të nxehtë në tregun e janarit dhe verës së ardhshme, me interesim që pritet të rritet edhe më shumë në muajt në vijim.

Share This