
Man United mposht Burnley-n në një sfidë dramatike
Manchester United e ka prekur fitoren e parë në këtë sezon të garave në Premier League.
‘Djajtë e Kuq’ mundën Burnley-n, me rezultat 3-2, të shtunën mbrëma në ‘Old Trafford’ në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit anglez.
Përballja mes Man Unitedit dhe Burnley, ka prodhuar një superndeshje, me raste të shumta dhe pesë gola të shënuara.
Skuadra e Unitedit më mirë e nisi këtë ndeshje dhe me autogolin e Cullen (27’), kalojë në epërsi prej 1-0, mirëpo, skuadra mike përmes Foster barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 55-të.
Por, nikoqirët dy minuta më vonë me golin e Mbeumo (57’), kalojë sërish në epërsi prej 2-1, derisa Anthony (68’), barazoi për të dytën herë rezultatin në 2-2.
Goli i fitores për Man United erdhi krejt në finish të kësaj ndeshje dramatike.
Fernandes (90+7’), shënoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar 3-2 dhe fitoren e parë të Man Unitedit këtë sezon të garave e cila tani ka 4 pikë në vendin e nëntë, kurse, Burnley ka një pikë me pak në pozitën e 11-të.


