
Mbyten dy fëmijë në lumin Shkumbin në Elbasan
Një ngjare e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën janë mbytur në lumin Shkumbin.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, fëmijët e moshës 7 dhe 9 vjeç, të dy vëllezër, janë mbytur teksa kullotnin bagëtitë së bashku me nënën e tyre të tyre. Gjithashtu, bëhet e ditur se ata kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë kanë bërë që ata të mos dalin dot në breg.
Ndërkaq, banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.
“Në fshatin Labinot, dyshohet se janë mbytur aksidentalisht në lumin Shkumbin dy fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç (vëllezër). Trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave”, thuhet në njoftimin e policisë.

