Mbrojtja e Real-it në golin e Trubin ishte një… “ruletë ruse”

Mbrojtja e Real-it në golin e Trubin ishte një… “ruletë ruse”

Real-i përballë Benfica-s humbi më shumë se një ndeshje, e cila i kushtoi kualifikimin direkt për në fazën pasardhëse në Champions League.

Vendosja e mbrojtjes në momentin e golit të shënuar nga Trubin tregon shumë për një ekip, i cili ka humbur shumë nga madhështia e treguar në vitet e fundit në këtë kompetcion.

“Kemi luajtur shumë keq. Goli i katërt nuk është se ndryshon gjë, u turpëruam”, tha Kylian Mbappé. Fjalët e sulmuesit tregojnë shumë për çorganizimin e skuadrës, e cila humbi kontaktin me stolin.

Në episodin e golit të Trubin skuadra mike u vendos keq në zonë ku vetëm 5 lojtarë mbrojtës tetë futbollistët, të cilët ishin në zonën e Courtois. Sa i përket lidhjes mes stolit dhe lojtarëve në fushë tregon shumë shqetësimi i Carvajal dhe Ceballos, të cilët u munduan që të lajmëronin shokët e tyre se kualifikimi direkt ishte në rrezik pasi Sporting-u shënoi golin e fitores përballë Bilbao-s në minutën e katërt shtesë.

Share This