
Mbi një orë e gjysmë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova
Pritje të gjata për të dalë nga Kosova ka në dy pika kufitare. Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, më e ngarkuar është pikëkalimi në Merdar ku pritjet shkojnë deri në 100 minuta.
Pas tij është edhe Dheu i Bardhë me 30 minuta pritje. Pikëkalimet tjera kanë më pak kolona.
Ndërkaq për të hyrë në Kosovë nuk ka pritje.


