
Marcus Rashford zyrtarisht i bashkohet Barcelonës
Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht huazimin e Marcus Rashford nga Manchester United për pjesën e mbetur të sezonit të ardhshëm.
Lajmi është bërë publik nga të dy klubet, duke i dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së sulmuesit anglez.
Rashford, i lindur në vitin 1997, vjen në tek blaugranat pas një gjysmësezoni mbresëlënës te Aston Villa, ku shënoi 10 gola në 17 ndeshje në të gjitha garat.
Pas 426 paraqitjesh, 138 golave dhe pesë trofeve me fanellën e United, ai largohet nga klubi që e rriti, për të nisur një sfidë të re në La Liga.
Sipas “Sky Sports”, Barcelona do të mbulojë të plotë pagën e Rashford dhe ka siguruar një klauzolë blerjeje prej rreth 30 milionë euro në fund të sezonit. Sulmuesi pritet të mbajë fanellën me numrin 14.
Ky transferim shihet si një lëvizje strategjike nga Barça për të forcuar repartin ofensiv, ndërsa Rashford do të kërkojë të rilindë karrierën e tij larg Anglisë.


