Hykmete Bajrami: Raporti i gënjeshtrave të Qeverisë po demantohet, bujqit ende s’janë kompensuar për dëmet e 2023-ës

Hykmete Bajrami: Raporti i gënjeshtrave të Qeverisë po demantohet, bujqit ende s’janë kompensuar për dëmet e 2023-ës

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, tha se raporti i publikuar nga kryeministri Albin Kurti, të cilin e titulloi “Të arriturat kryesore të Qeverisë Kurti 2”, po demantohen nga qytetarët.

Ajo e quajti këtë raport “raport të gënjeshtrave të Qeverisë”, ndërsa foli për bujqit dhe subvencionet që ende nuk i kanë marrë qe nga 2023.

“Pyetni bujqit për grante e subvencione: ende ka dëme të pakompensuara të vitit 2023. Mos të flasim për dëmet e kësaj vere, kur ministri solidarizohej me bujqit nëpër arat e bërë rrafsh nga breshëri në komunën e Istogut. Për më tepër sipas bujqve ende s’qenka hapur thirrja për grante për vitin 2026. E sot data është 27 nëntor. KUR?”, ka shkruar Bajrami.

Ajo përmendi edhe kreditë e larta të cilat po detyrohen bujqit t’i marrin për të mbjellat e tyre.

“Disa e kemi ditur që me gënjeshtra keni ardhur deri këtu, por sot po e dinë të gjithë dhe  ju garantoj se s’ka me shku edhe gjatë. Ky populli është shumë më i mençur se sa pandehni ju. Nuk mundesh me i thënë bujkut “të kam ndihmu” kur ai ka marrë kredi në institucione mikrofinanciare me normë interesi 22%, për t’i mbjellë arat sepse ti e ke shpenzu buxhetin  për zgjedhje”. /GE/

Share This