Marcus Rashford nuk ka dyshime për të ardhmen: Dua të vazhdoj me Barcelonën!

Marcus Rashford nuk ka dyshime për të ardhmen: Dua të vazhdoj me Barcelonën!

Barcelona e ka bërë për vete sulmuesin anglez, Marcus Rashford, i cili është i qartë për të ardhmen. “Për sa më takon mua, nuk kam dyshime për të ardhmen: dua të qëndroj te Barcelona”, – ka thënë sulmuesi.

Rashford u bashkua me Barcelonën në verë, kur u huazua nga Manchester United. Katalanasit kanë edhe një opsion blerjeje për anglezin. Nëse vendosin të paguajnë 30 milionë euro, atëherë huazimi shndërrohet në blerje përfundimtare dhe lojtari i përket Barcelonës.

Drejtuesit e klubit spanjoll ende nuk janë shprehur në lidhje me blerjen ose jo të Rashford, i cili deri në këtë periudhë të sezonit ka bërë paraqitje të mira. Sulmuesi dëshiron të vazhdojë me katalanasit, por në mes janë 30 milionë eurot dhe drejtusit e klubit duhet të jenë të bindur.

Share This