Man United rikthehet për Baleba-n, por Brighton s’heq dorë nga ylli i tyre

Man United rikthehet për Baleba-n, por Brighton s’heq dorë nga ylli i tyre

Manchester United ka rifilluar kontaktet me Brighton për mesfushorin kamerunas Carlos Baleba, raporton Sky Sports.

“Djajtë e Kuq” mbeten të interesuar për 20-vjeçarin, edhe pse gjatë verës disa oferta të tyre u refuzuan nga klubi anglez.

Sipas burimeve, United tashmë ka bërë një qasje të re zyrtare drejt Brightonit, por “Seagulls” vazhdojnë të këmbëngulin se lojtari nuk është në shitje. Klubi nga Falmer Stadium e vlerëson shumë Baleban dhe nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë.

Megjithatë, thuhet se Baleba nuk do të largohet gjatë këtij muaji për më pak se 115 milionë paund, një shifër që e bën transferimin tepër të vështirë. Situata mund të ndryshojë vetëm nëse vetë lojtari ushtron presion për largim.

Carlos Baleba ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2028, me opsion për një vit shtesë, çka i jep klubit anglez një pozitë shumë të fortë në negociata.

Për momentin, çdo lëvizje e mundshme drejt “Old Trafford” duket e ndërlikuar dhe e kushtueshme.

Share This