
Maignan afër rinovimit të kontratës me Milanin
Sipas gazetarit të njohur italian, Nico Schira, portieri i Milanit, Mike Maignan, është shumë pranë rinovimit të kontratës me klubin kuqezi.
Marrëveshja e re pritet ta mbajë francezin në “San Siro” deri në qershor të vitit 2029, me një pagë prej 6 milionë eurosh në vit plus bonuse, si dhe me opsion për një vit shtesë.
Schira thekson se Massimiliano Allegri dhe drejtori sportiv Igli Tare e shohin Maignan si një lojtar kyç në projektin e Milanit për vitet e ardhshme.
Pavarësisht disa thashethemeve të fundit në media, negociatat mes palëve nuk janë ndërprerë asnjëherë dhe aktualisht po ecin në drejtimin e duhur.
Rinovimi i kontratës së Maignan do të ishte një sinjal i fortë stabiliteti për Milanin, duke blinduar njërin nga portierët më të mirë në Evropë dhe një shtyllë të rëndësishme të skuadrës.


