Lutfi Haziri: Thirrja e Kurtit me vend, por shembulli më i keq është kryetari i tij në Gjilan

Lutfi Haziri: Thirrja e Kurtit me vend, por shembulli më i keq është kryetari i tij në Gjilan

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili u bëri thirrje qytetarëve të mos votojnë “kryetarë që nuk dinë të punojnë mirë apo që vjedhin”, shkruan Rekordi.net.

Haziri ka thënë se kjo thirrje është e drejtë, por sipas tij, pikërisht kryetari aktual i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes është shembulli më i keq i asaj që Kurti kritikoi.

“S’ka punuar asgjë në katër vitet e fundit, ndërsa qytetit tonë ia ka sjellë epitetet më të këqija, duke e shndërruar Komunën në një çiflig kunatash, balldëskash, baxhanakësh, dajallarësh e dostash,” ka shkruar Haziri.

Ai e ka përmbyllur reagimin me fjalët: “Mjerë ata që punojnë për një proces zgjedhor e jo për një gjeneratë.”

Share This