Lutfi Haziri reagon pas marrëveshjes së Xhafer Tahirit me VV-në: “Veprim i papranueshëm dhe në kundërshtim me qëndrimet e LDK-së”

Lutfi Haziri reagon pas marrëveshjes së Xhafer Tahirit me VV-në: “Veprim i papranueshëm dhe në kundërshtim me qëndrimet e LDK-së”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj marrëveshjes së kandidatit të LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një intervistë për gazetën “Blic”, Haziri e ka cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe në kundërshtim me politikat zyrtare të partisë.

“Nuk ka qenë e pritshme, është në kundërshtim me politikat e LDK-së. Është veprim i njëanshëm dhe vetë kryetari i partisë sot ka lëshuar deklaratë, ku secili prej neve i përmbahemi atij zotimi,” ka deklaruar Haziri.

Ai gjithashtu ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për përçarje në skenën politike.

“Albin Kurti nuk është ndalë që nga 9 shkurti. Kjo metodë politike, edhe në rastin e Vushtrrisë sot, edhe në raste tjera, është metoda e përçarjes,” ka shtuar ai.

Reagimi i Hazirit vjen pas lajmit për arritjen e marrëveshjes mes Xhafer Tahirit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, një lëvizje që ka shkaktuar debat brenda strukturave të LDK-së.

Share This