Lutfi Haziri nga protesta: Një ushtri çlirimtare me një emblemë e me një qëllim

Lutfi Haziri nga protesta: Një ushtri çlirimtare me një emblemë e me një qëllim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas protestës masive të sotme në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale.

Përmes një postimi në Facebook, i dyti i LDK-së, ka theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte një mision të vetëm – lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Një ushtri çlirimtare me një emblemë e me një qëllim, për një Republikë të lirë, të pavarur dhe të drejtë për të gjithë”, ka shkruar ai.

Sot në kryeqytet mijëra qytetarë marshuan në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me gjykim në Hagë.

Share This