Lushaku: Mafia e energjisë po vret ekonominë e Kosovës

Lushaku: Mafia e energjisë po vret ekonominë e Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, përmes Facebook, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në sektorin energjetik, duke thënë se “mafia e energjisë” po e shkatërron ekonominë e vendit.

“Kosova është shndërruar në shtet ku qytetari paguan më shumë, jeton më keq dhe rrezikon të mbetet pa punë. Vendi ku biznesi nuk guxon të ëndërrojë sukses, sepse pushteti e ngulfatë,” ka shkruar Lushaku.

Ajo theksoi se vetëm sot janë shkyçur mbi 1.400 biznese, gjë që sipas saj nënkupton mijëra familje pa paga, pa siguri dhe me çmime gjithnjë e më të larta.

“Kjo është politika e Albin Kurtit; politika e urrejtjes ndaj sektorit privat dhe e varfërimit të popullit. Kurti në opozitë ‘për prodhime vendore’, Kurti në pushtet ‘për mbytjen e tyre’,” deklaroi deputetja e LDK-së.

Share This