Liverpool pret vendimin, UEFA gati të ndëshkojë pas tensioneve në ndeshjen me Atletikon

Liverpool pret vendimin, UEFA gati të ndëshkojë pas tensioneve në ndeshjen me Atletikon

Ndeshja dramatike mes Liverpool dhe Atletico Madrid në “Anfield” nuk përfundoi vetëm me festën e golit të vonë të Virgil Van Dijk, por edhe me tensione në minutat shtesë.

Kamerat kapën momentin kur trajneri i Atletikos, Diego Simeone, u përplas verbalisht me një tifoz të Liverpool-it, Jonathan Poulter, i cili sipas raportimeve lëshoi një sërë fyerjesh ndaj teknikut argjentinas.

Simeone më vonë kërkoi falje publike për reagimin e tij, por nuk ngurroi të theksonte se “nevojitet një ndryshim kulturor në tribuna”.

Nga ana tjetër, Poulter reagoi në rrjetet sociale duke e quajtur Simeonen një “frikacak”, duke ndezur edhe më shumë polemikat.

Sipas Mundo Deportivo, rreziku tani është mbi klubin anglez, pasi UEFA mund të mbajë përgjegjës Liverpoolin për sjelljen e tifozëve të tij, transmeton Express.

Rregullorja e qartë e UEFA-s thekson se klubet janë përgjegjëse për çdo gjest, fjalë apo veprim provokues të tifozëve që nuk përputhet me frymën sportive.

Dënimi më i lehtë mund të jetë një gjobë, por ekziston edhe skenari i një mbylljeje të pjesshme të stadiumit, me masë pezullimi për dy vjet.

Vendimi pritet të bazohet në raportin e delegatit të ndeshjes.

Share This