
Lista “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, zbaton barazinë gjinore edhe për Asamble, 50% gra e 50% burra
Ashtu siç është qeverisja lokale 50% gra e 50% burra, po ashtu edhe Lista “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, për zgjedhjet e 12 Tetorit, do të jetë 50% gra e 50% burra.
Përfaqësimi me më të mirët e komunës tonë në Asamble, është garanci për vazhdimin e qeverisjes lokale më të mirë në nivel nacional.
Me kandidatet dhe kandidatët për Asamble do të shkruajmë faqe të re për zgjedhjet lokale. Drenasi mbetet shembull i zbatimit të politikave më të mira për pushtetin lokal dhe barazisë gjinore.

