Liburn Aliu nxjerr postim: Ju urojmë lirim të shpejt shokëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë

Liburn Aliu nxjerr postim: Ju urojmë lirim të shpejt shokëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë

Liburn Aliu, prej që dha dorëheqje nga Qeveria dhe rrjedhimisht nga Vetëvendosje, nuk ka dhënë intervista, e as nuk ka bërë postime në rrjetet sociale. Sot, pas vizitës që ia bëri Fadil Fazliut, u uroi kthim në shtëpi “të gjithë shokëve” që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Ish-ministri i Infrastrukturës, tani drejtor i Portit të Durrësit, Liburn Aliu,  ka publikuar fotografi nga shtëpia e Fazliut krahas ish-ministrit të Diasporës Valon Murati.

Në përshkrimin e fotografisë, Aliu shkruan:

Në vizitë te Fadil Fazliu që sapo na erdhi nga Haga. I urojmë shëndet dhe lirim te plotë bashkë me shokët që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Lufta çlirimtare e popullit tonë është themeli i lirisë sonë dhe cdo sulm mbi të është sulm mbi të gjithë ne.

Share This