Laporta: Flick është një ‘gladiator’, Barcelona në duar të sigurta

Laporta: Flick është një ‘gladiator’, Barcelona në duar të sigurta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është shprehur i kënaqur me punën e trajnerit Hansi Flick, pavarësisht nisjes jo të shkëlqyer të kampionatit në këto dy muaj të parë të sezonit.

Duke folur në emisionin “3Cat Bestial”, Laporta tha se trajneri gjerman po i jep klubit energji të re dhe disiplinë.

“Ai është një gladiator, më kujton Russell Croëe. Një trajner i madh, shumë kërkues, por edhe i ndjeshëm me lojtarët. Ka shumë ndjeshmëri, edhe pse është gjerman. Jam shumë i lumtur me të”, u shpreh Laporta.

Një nga temat që riktheu vëmendjen ishte edhe marrëdhënia e tij me Lionel Messin.

“Kemi marrëdhënie shumë të mira. Kur nuk ia rinovuam kontratën, ajo u ftoh, por tani jemi afruar sërish. Shpresojmë t’i bëjmë një nder të madh, ashtu siç e meriton”, theksoi Laporta.

Ai foli edhe për përgjegjësinë e të qenit president i Barcelonës.

“Presidenti i Barçës duhet të jetë i ndershëm dhe i përgjegjshëm. Duhet ta dojë klubin dhe njerëzit më shumë se veten. Mua më pëlqen shumë ajo që bëj dhe gjithmonë dua që tifozët të jenë të lumtur”, pohoi ai.

Share This