
Hamilton: Viti i dytë te Ferrari do të jetë pozitiv
Lewis Hamilton është optimist për sezonin e ri të Formula 1 dhe beson se viti i tij i dytë me skuadra Ferrari do të jetë pozitiv, si për të, ashtu edhe për skuadrën.
“Viti i Kalit, sipas kalendarit kinez, sjell një mundësi për rilindje. Nga pikëpamja teknike, të gjithë fillojmë nga zero. Nuk ka diçka më bukur se kaq,” tha Hamilton në një intervistë për “Corriere della Sera”.
Piloti britanik vlerësoi punën e skuderisë dhe lidershipin e tifozëve.
“Vetëm dy persona në botë drejtojnë një Ferrari në Formula 1 dhe unë jam mes tyre. Empatia e tifozëve është e pabesueshme, si në ditët e mira, ashtu edhe në ato të vështira. Nuk premtojmë asgjë; mjafton të bësh një xhiro në Maranello për të kuptuar punën e jashtëzakonshme të çdo personi”, theksoi ai.
Hamilton po ashtu foli për angazhimin e tij në zhvillimin e makinës së sezonit 2026.
“Prej 14 muajsh punojmë me inxhinierët për makinën e re. Krahasuar me të mëparshmen, te kjo makinë ka pak nga ADN-ja ime. Jam shumë entuziast”, ka theksuar Hamilton.
Ai thotë se raporti me bashkëkombësin e skuadrës, Charles Leclerc, është po ashtu i fortë.
“Nuk dua që tifozët të ndahen. Duam të fitojmë të dy. Charles është një pilot fenomenal dhe pas asaj që kaluam vitin e kaluar, mund të përballojmë çdo situatë. Ferrari ka gjithçka për të fituar; duhet vetëm të çojmë punën tonë deri në fund, së bashku me tifozët. Është më e thjeshtë të thuhet se sa të bëhet, por jam te Ferrari sepse besoj në këtë projekt”, ka përfunduar ai.


