
“Digjet” edhe Konjufca, s’ka vota për t’u bërë Kryeministër, vendi drejt zgjedhjeve
Glauk Konjufca ka dështuar të zgjidhet kryeministër i Kosovës meqë nuk mori 61 votat e nevojshme në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje hyri në seancë pa një marrëveshje paraprake dhe sikurse mandatari i partë, Albin Kurti, edhe Konjufca nuk mori votat , raporton Gazeta Express.
Për votuan 56, 53 kundër dhe abstenime.
Për Kurtin kishin votuar 56 për, 52 kundër dhe katër abstenime.
Seanca u thirr në ditën e fundit të afatit 15-ditor që kur presidentja Osmani e mandatoi Konjufcën, raporton Express.
Partitë shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, e akuzuan Vetëvendosjen për zgjatje të krizës dhe ngërçit institucional meqenëse ishte e vetëdijshme që s’i kishte numrat dhe sërish propozoi edhe një mandatar të dytë.


