Kurti takon senatorin amerikan Gary Peters në Washington, flasin për partneritetin ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Kurti takon senatorin amerikan Gary Peters në Washington, flasin për partneritetin ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar takimet e tij në Washington D.C. me senatorin amerikan nga shteti i Michiganit, Gary Peters, i cili njëkohësisht është kryetar i Komitetit të Senatit për Sigurinë Kombëtare dhe Çështjet Qeveritare.

Në takim morën pjesë edhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, si dhe ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, bisedimet u fokusuan në sfidat rajonale dhe në partneritetin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

“Kryeministri Kurti e njoftoi senatorin Peters për zhvillimin dhe zhvillimet në vend në rrafshin ekonomik, demokratik dhe të sigurisë. Ai e falënderoi për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Michigan”, thuhet në komunikatë.

Share This