
Kurti takon presidenten e BERZh në Londër, kërkon mbështetje për projekte ekonomike dhe infrastrukturore
Kryeministri Albin Kurti është takuar me presidenten e Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso, gjatë vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes nga BERZh për sektorin privat dhe projektet strategjike në vend.
“Ai inkurajoi BERZh-in të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat dhe për projekte të rëndësishme në energji, ujëra dhe transport publik”, thuhet në njoftim.
Kryeministri vuri në pah përkushtimin e Qeverisë për të avancuar projektet infrastrukturore dhe për të realizuar objektivat e përbashkëta me këtë institucion financiar ndërkombëtar.
“Në përfundim, kryeministri falënderoi Presidenten e BERZh-it për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.


