
Kurti: Presim certifikimin e rezultateve për formimin e institucioneve
Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se pret certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve për të nisur procesin e formimit të institucioneve të reja.
Kurti theksoi se procesi i numërimit të votave ka përfunduar dhe falënderoi qytetarët për besimin e dhënë.
“Ju falënderoj përzemërsisht për besimin e dhënë! Kjo fitore e fuqishme vjen si rezultat i mbështetjes së madhe qytetare brenda Republikës dhe në mërgatë, si dhe angazhimit të mijëra qytetarëve vullnetarë, anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes që nuk u ndalën asnjëherë”, ka deklaruar ai, raporton rtk.
Ai deklaroi se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit ka rikonfirmuar Vetëvendosjen si partinë e parë me 53 deputetë.
“Si Vetëvendosje jemi rikonfirmuar si partia e parë, me 53 deputetë, dhe tash presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja, për të vazhduar punët e mira dhe projektet zhvillimore.”, u shpreh Kurti.

