Nis seanca konstituive e Kuvendit, e kryeson Avni Dehari

Nis seanca konstituive e Kuvendit, e kryeson Avni Dehari

Ka nisur seanca konstitive e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti më i vjetër, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari po e kryson këtë seancë.

Ai u uroi mirëseardhje deputetëve dhe diplomatëve të pranishëm.

Në fillim të seancës, Dehari bëri të ditur rendin e ditës dhe theksoi se “në seancën konstituive nuk zhvillohet debat”.

Fillimisht do të formohet një komision i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Pasi të kryhet kjo, deputetët betohen.

Kryetarin e Kuvendit e propozon grupi më i madh parlamentar, siç përcaktohet në nenin 67 të Kushtetutës. Ai zgjidhet me shumicë të votave të të gjithë deputetëve (61 nga 120), raporton GE.

Deputetët duhet t’i zgjedhin edhe 5 nënkryetarë të Kuvendit, 3 prej të cilëve propozohen nga tri grupet më të mëdha parlamentare, kurse dy nga komunitetet joshumicë.

Share This