
Parashikimi i motit për të premten
Të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Herë pas here priten reshje lokale shiu në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore reshje bore, me ç’rast pritet formimi i shtresave të reja të borës.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fortë, me shpejtësi prej 15-46 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin nga 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 15°C. /MeteoKosova/

