
Shqipëri, dita e sotme me kthjellime, shi dhe dëborë në male
Ditën e sotme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të kthjellët në Ultësirën Perëndimore dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore në lindje dhe juglindje. Sipas parashikimit meteorologjik, vranësirat do të bëhen më të dukshme gjatë mesditës dhe pasdites, duke u shoqëruar me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët. Pas orëve të pasdites, reshjet pritet të ndërpriten.
Ndërkohë, në majat e maleve në verilindje dhe juglindje parashikohen reshje dëbore, me intensitet kryesisht të ulët.
Era do të fryjë nga drejtimi veri-verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, ajo pritet të fitojë intensitet, duke arritur shpejtësi deri në 18 m/s. Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 2–4 ballë. /rtsh/

