Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Aktivistja serbe, Natasha Kandiq ka reaguar pas arrestimit të një personi në Serbi dhe nisjes së gërmimeve për mbetje mortore në Kosovë.

“Në Serbi u arrestua një burrë, për të cilin pretendohet se aktivitetet e tij kanë çuar në arrestimin e disa personave të nacionalitetit serb nga institucionet e Kosovës, si dhe në largimin e një numri më të madh serbësh nga Zubin Potoku dhe veriu i Kosovës. Po dje, në Kosovë nisi zhvarrimi i mbetjeve mortore të shqiptarëve në fshatin Kalludra, e Vogël në komunën e Zubin Potokut, vrasjen e të cilëve një person e kishte raportuar në UNMIK në vitin 2003”, ka shkruar ajo më X, raporton rtk.

Share This